KryesoreLajme

Abdixhiku: Unë me 12 deputetë do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjashtë deputetë të partisë së tij kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

Para mediave ai tha ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur në rrethanat aktuale, ndërsa kërkoi falje nga qytetarët e Kosovës.

Lexo më shumë  Skema e plotë/ SPAK: Letra me shkrim dore zbuloi milionat drejt familjarëve të Vlora Hysenit

Abdixhiku bëri të ditur se ai së bashku me 12 deputetët e tjerë të LDK-së, do të jetë në sallën e Kuvendit ditën kur do të votohet për presidentin.

“U kërkoj falje popullit të Kosovës. Kaq munda, nuk munda më tepër, jo me këtë grup parlamentar, me këtë ndarje e me këtë përçarje. U mundova të jap një njeri të dinjitetshëm, kundrejt një partie që kishte synime absolute”, deklaroi Abdixhiku.

Lexo më shumë  Hapet “DHL Express” në qendër të Mitrovicës Veriore, sinjal i ri i normalizimit dhe zhvillimit ekonomik në veri të vendit

“Unë, me 12 deputetë, do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti”, shtoi ai.

YouTube player