Sot në mëngjes në Londër mbylli sytë Daut Dauti, historian dhe gazetar shqiptar
Shkruan Agim Morina
LAMTUMIRE DAUT!
Sot në mëngjes në Londër mbylli sytë Daut Dauti, historian dhe gazetar shqiptar.
Daut Dauti lindi në Kokaj të Gjilanit, shkollën fillore e kreu në Prishtinë dhe të messmen në Gjilan. Studimet i vazhdoi në Prishtinë ndërsa studimet pasuniversitare në Thames Valley University të Londrës.
Në Universitetin e Lidsit doktoroi me distertacionin “Politika e Jashtme Britanike dhe Çështja Shqiptare” (“The British Foreign Policy and the Albanian Question 1876–1914”), që u botu si libër me 2012 në Shkup.
Punën e tij prej gazetari e nisi si bashkëpunëtor në gazetën e studentëve “Bota e Re. Më vonë vazhdoi bashkëpunimin me revistën “Zëri”. Gjatë viteve 1993-94 ishte gazetar i revistës “Forumi”.
Kur u zhvendos në Londër, ishte korrespondent i kësaj gazete nga Britania e Madhe (1994-99). Në vitet 1999-2001 punoi si redaktor në Institutin për Raportime të Paqes e të Luftës (IWPR: Institute for War and Peace Reporting) në Londër dhe themeloi zyrën e këtij instituti në Prishtinë. Për dy vite ka shërby si sekrater i përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës.
Gjatë vitit 2002 ka qëndru në Dejton, në Kettering Foundation, ku ka ba hulumtime shkencore në lidhje me median dhe demokracinë. Gjatë vitit 2005 ishte këshilltar për media dhe zadhanës i qeverisë së Bajram Kosumit. Vitet e fundit ka punu në Ogranizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM: (International Organisation for Migration) dhe ka qenë i pranishëm vazhdimisht me shkrime e artikuj rreth çashtjeve të ndryshme të shoqërisë sonë.
Asht autor i një varg veprash:
“Reflektime Shqiptaro-Britanike”, Prishtinë, 2001
“Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet”, Prishtinë, 2001
“Lufta për Trepçën”, Prishtinë, 2002
“Building an Independent Media in Kosova – Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë”, Prishtinë, 2002
“Assamblies and Ancient Deliberation According to Code of Lek Dukagjini;
“Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877 – 1880”. Shkup, 2012
“Nëpër gjethe kujtimesh”, Prishtinë, 2026
Daut Dauti ishte një nga përfaqësuesit ma të randësishëm të bashkësisë shqiptare në Britani. Kishte rreth të gjanë miqsh shqiptarë e anglezë. Me shkrimet e tija mbrojti vazhdimisht kauzën shqiptare, me hulumtimet e tij nëpër arkiva nxori në dritë shum dokumente me randësi për historinë shqiptare dhe marrëdhaniet shqiptaro-britanike. Zani i tij u ndëgju shpesh në mediat britanike dhe në forumet e debatet e ndryshme para e gjatë luftës në Kosovë.
Me Dautin u njohëm në Prishtinë në vitin 1993, nëpërmjet shokut tjetër, Haqif Mulliqit. Qysh prej atëherë patëm një miqësi të vazhdueshme. Një kohë kemi punu bashkë në revistën “Forumi”.
Ishte i kandshëm në biseda, i mprehtë në debate dhe shpirtgjanë. Banesa e më vonë shtëpia e tij i ka pasë dyert e hapuna përherë për çdo shqiptar që vinte si refugjat në Britani. Tue qenë se një kohë ka punu edhe si përkthyes në zyrat e emigracionit, shpesh kthehej në shtëpi me ndonjë shqiptar që nuk kishte kah t’ia mbante, kështu nëpër dyert e shtëpisë së tij kanë kalu me qindra shqiptarë, të njohun e të panjohun.
Me vdekjen e Dautit, bashkësia shqiptare në Britani humbi një gazetar të angazhuem dhe një historian të vyem, ndërsa shokët një mik të paharrueshëm.
Daut, faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë!
P. S.
E vuna këtë foto të Dautit, ngaqë e kam fotografu para shum vjetësh gjatë një shëtie tonën në Hyde Park, kur banim shaka rreth marrëzive tona, ziheshim për Kinën dhe Amerikën dhe pajtoheshim tue pi birra në pabin ma të afërt.
Rruga Press

