Lajme

Plagosi me thikë 5 persona në xhaminë ‘Dine Hoxha’/ Prokuroria mbyll hetimet, i kërkon gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 20 prill të këtij viti në xhaminë “Dine Hoxha” në kryeqytet. Prokurori Hysni Mulaj ka pushuar çështjen në fjalë dhe pritet t’i kërkoj gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt, i cili ishte lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në fund të hetimeve akuza ka caktuar masën “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”. Sipas prokurorit Mulaj, Rudolf Nikollaj, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe plotëson kriteret diagnostike për çrregullim psikotik të paspecifikuar.

Lexo më shumë  “Projekti” i (pa)kuptueshëm i Federatës së Shqipërisë: Evropian me Serbinë

Ai nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit e preceptimit.

Për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, thuhet në dokumentin e pëfundimit të hetimeve, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre.

Nikollaj, sipas prokurorit, prezanton risk te larte për sjellje të paparashikueshme. Për gjithë këto arsye, prokurori e cilëson se ai nuk mund të akuzohet për veprën penale “vepra me qëllime terroriste”.

Lexo më shumë  Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Më 20 prill të këtij viti Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë pesë persona në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *