Lajme

Gjukanoviq i dërgon telegram ngushëllimi presidentes Vjosa Osmani

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e aksidentit ku një autobus me pasagjerë nga Kosova devijoi nga rruga në Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe më shumë se 40 u lënduan.

“Në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin tim personal, ju dërgoj ngushëllimet e mia më të thella. Në këto kohë të vështira, ne jemi së bashku me njerëzit miq të Kosovës. Ju lutemi përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjeve të personave që humbën jetën, me urimet më të mira për një shërim të shpejtë të të lënduarve”, shkruhet në letrën e Gjukanoviqit.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Ngushëllime për viktimat dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduar ka shprehur edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, përmes një shkrimi në Twitter.

“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci. U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Si pasojë e këtij aksidenti, presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e hënë si ditë zie në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *