Bota

Plaçkitësit bëjnë “kërdinë” nëpër dyqanet e San Franciscos, pas vjedhjeve masive reagon kryetari i qytetit dhe shefi i policisë

Kryetari i San Franciscos dhe shefi i policisë kanë premtuar “ndryshime” pas natës ku ndodhën plaçkitje masive, pasi që në këtë qytet krimi ka filluar të rritet në masë të madhe.

Dhjetëra dyqane përshirë Louis Vuitton dhe Bloomingdale, janë goditur të premten mbrëma si pjesë e plaçkitjes masive, që për cak kishin kompanitë në sheshin Union, transmeton Telegrafi.

Në konferencën e të shtunës që trajtoi çështjen e sulmeve ndaj ndërmarrësve, kryetari i San Franciscos, London Breed, ka premtuar “ndryshime” që do të kufizojnë qasjen e veturave “pas natës së tmerrshme”.

E shefi i policisë Bill Scott, në mënyrë të ngjashme paralajmëroi ndryshimin e infrastrukturës që ka për qëllim të parandalon plaçkitjet masive në të ardhmen.

“Duhet t’ua vështirësojmë punën atyre atë çfarë kanë bërë mbrëmë, ku janë ndalur para bizneseve, kanë thyer xhamat dhe kanë marrë gjithçka që kanë mundur – duke i futur në veturat e parkuara para lokalit”, tha Scott duke shtuar se tetë persona janë arrestuar lidhur me këto plaçkitje.

Lexo më shumë  OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri edhe nëse lufta në Iran përfundon nesër

Disa prej plaçkitjeve janë filmuar nga kamerat e sigurisë, e Scott tha se “do ta shtrëngoj” aty ku kanë ndodhur plaçkitjet me qëllim që një gjë e tillë të mos përsëritet në të ardhmen.

Përveç vandalizmave dhe plaçkitjeve gjatë të premtes mbrëma, në një dyqan të Nordstrom të shtunën u futën dhjetëra plaçkitës që kryen vjedhje për më pak se një minutë. Si pasojë e kësaj plaçkitje, janë sulmuar tre punonjës.

Lexo më shumë  BE-ja sanksione të reja ndaj Rusisë pasi Hungaria dhe Sllovakia hoqën veton

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *