Speciale

Peticion i komunitetit çam në SHBA drejtuar Presidentit Harry Truman

Komuniteti çam në SHBA ka qenë një nga komunitetet më të organizuar. Ai i ka fillesat që në fund të shek.XIX dhe fillim të shek.XX-të kur për shkaqe politike dhe ekonomike, popullsia e kësaj krahine të Shqipërisë e gjendur nën presionin grek do të detyrohet të emigroi në vende të ndryshme të botës.Dokumenti i mëposhtëm është marë nga arkivat amerikane. Ai mban datën 26 qershor 1945 dhe i drejtohet Presidentit të SHBA-ve Harry Truman. Në këtë peticion komuniteti çam i SHBA-ve shkruan për persekucionin e kësaj popullsie nga viti 1913 deri në 1940 dhe për kontributin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore përkrah aleatëve anglo-amerikanë, kundër nazi-fashizmit.Ky komunitet kërkon nga Presidenti i SHBA-ve organizimin e një plebishiti nën kujdesin e aleatëve për të vendosur nëse kjo krahinë duhej t`i bashkohej trungut amë Shqipërisë apo Greqisë. Kjo e fundit, në këtë periudhë, duke shfrytëzuar rrethat e kohës dhe pretekstin se çamët kishin bashkëpunuar me gjermanët po i jepte “dorë e fundit” spastrimit etnik, që kishte dekada që kishte nisur.***“Çamëria me një popullsi prej 80.000 banorë, të gjithë shqiptarë nga raca, gjuha dhe ndjenjat, iu dha Greqisë në vitin 1913. Gjatë viteve 1913 deri më 1940, popullsia e tërë provincës u persekutua dhe u përndoq pa asnjë proces legal, ku u dhunuan të gjitha të drejtat e njeriut nga qeveria greke.Në luftën e sotme, burrat dhe gratë e Çamërisë morën armët kundër fuqive të Boshtit, duke luftuar në anën e aleatëve. Për këtë arsye, ata u persekutuan dhe u vranë në shtëpitë e tyre.Shtëpitë e tyre u shkatërruan nga italianët, gjermanët dhe grekët. Për këtë arsye, ne qytetarët amerikanë nga provinca e Çamërisë ju drejtohemi ju të ngrini zërin tuaj, të ndalni abuzimet e mëtejshme dhe të lejoni mbajtjen e një plebishiti nën mbikqyrjen e aleatëve, nëse kjo pjesë do të jetë me anën e Greqisë apo të Shqipërisë.” /Dielli/Nga Dr. Hasan Bello

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *