Bota

Makina me targa serbe nuk i ndalon policisë hungareze, përplaset me banesën, vdesin 7 emigrantë

Shtatë persona vdiqën e katër u lënduan pasi një makinë me targa serbe, në të cilën ndodheshin refugjatë dhe emigrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari.

Aksidenti ndodhi më 13 dhjetor, pasi ngasësi refuzoi të ndalet për kontrolle rutinore, njoftoi policia.

Shoferi dalloi që policia është duke kontrolluar veturat në fshatin, Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe tentoi të shmang patrullën, njoftoi policia, raporton agjencia Reuters.

Makina në të cilën ndodheshin 10 persona, u nis në drejtim të qytetit Segedin dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe, goditi shtëpinë dhe u rrotullua.

Lexo më shumë  Suedia i ofron Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro

Policia njoftoi se shoferi, i cili po ashtu u lëndua në aksident, u arrestua dhe ndaj tij do të fillojnë procedurat penale.

Ai pritet të akuzohet për tregti me qenie njerëzore dhe shkaktim të aksidentit me fatalitet.

Aksidenti ndodhi afër kufirit të shtetit anëtar të Bashkimit Evropian, Hungarisë me Serbinë, e cila nuk është pjesë e bllokut.

Në vitin 2015, në kulmin e krizës me refugjatë, qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ndërtoi një rrethojë të lartë, kur mijëra njerëz kalonin pikën kufitare nga Serbia drejt Hungarisë.

Lexo më shumë  SHBA i ofron 10 gjeneratorë Ukrainës për të mbështetur gjashtë ndërmarrje bujqësore

Javën e shkuar, 2,419 migrantë u ndaluan në kufijtë hungarez, tregojnë të dhënat e policisë.

E ashtuquajtura, Rruga ballkanike, drejt shteteve më të pasura të Bashkimit Evropian vazhdon të shfrytëzohet nga refugjatët dhe emigrantët, të cilët i ikin konfliktit, luftës, vështirësive ekonomike apo përndjekjes në vendet e tyre.

Numri i emigrantëve, të cilët hyjnë në Bashkimin Evropian duke kaluar kah shtetet e Ballkanit Perëndimor, pothuajse është dyfishuar gjatë këtij viti, njoftoi në gusht, Agjencia evropiane për kontrollimin e kufijve, Frontex.

Shumica e emigrantëve vijnë nga Siria dhe Afganistani./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *