Sport

VAR edhe në Formula 1, FIA merr masat për të shmangur gabimet gjatë garave

Gara e jashtëzakonshme në Abu Dhabi ka bërë që FIA të marrë masa të shpejta lidhur me sezonin tjetër të Formula 1.

Max Verstappen fitoi garën e Abu Dhabi dhe njëkohësisht edhe titullin e kampionit në Formula 1, në një garë që doli të ishte më spektakolarja ndër vite.

Gara u përcoll me dy ankesa të Mercedes, të cilat dështuan në seancën dëgjimore, megjithatë, rregullat e reja të FIA-s shtyjnë të besohet edhe më shumë në gabimet e fundjavës.

FIA ka vendosur që të implementojë VAR në kampionatin e F2 sezonin tjetër.

Paraqitja e parë e VAR në F2 do të bëhet në fazën post-sezonale, në testet e Abu Dhabi, të parashikuara për 16, 17 dhe 18 dhjetor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *