Lajme

Përjashtimi i Berishës, kush janë deputetët demokratë pro dhe kundër vendimit të Bashës

Duket se vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ka krijuar dy kampe brenda PD-së.

Ka qenë Tritan Shehu, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi, të cilët kanë dalë kundër vendimit të Bashës

Po ashtu edhe Albana Vokshi e Oerd Bylykbashi shtojnë numrin e anëtarëve të PD-së që janë kundër vendimit të Bashës.

Ata janë shprehur se një vendim i tillë ka qenë i pa konsultuar me partinë dhe i gabuar. 

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Nga ana tjetër, pro vendimit kanë qenë Dashor Sula, Agron Gjekmarkaj, Enkelejd alibeaj, Kreshnik Çollaku, duke thënë se Berisha është historia e PD-së, por vendimi i detyruar deri në sqarimin e vendimit të DASH. 

Ndërsa Berisha nga ana e tij shprehet nuk do të tërhiqet nga beteja e tij dhe se Basha ka dorëzuar sovranitetin e partisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *