Editorial

Kur politika tallet me Zotin dhe besimtarët

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 9 shtator – Paralajmërimi i asaj që pritej të ndodhë në Malin e Zi ishte, përveç tjerash, një lloj grishje për ndërgjegjësimin e politikës për t’i dhënë fund talljes me Zotin dhe besimtarët.

Në Manastrin e Cetinjës nën përcjelljen e njësive speciale të Malit të Zi dhe në shoqërim edhe nga pjestarë të Sigurimit Serb, më 5 shtator mori detyrën zyrtarisht peshkopi metropolit Joanikije II, pavarësisht pakënaqësive të mëdha dhe protestave të qytetarëve malazez.

Gjatë kohës së marrjes së detyrës janë kënduar këngë nacionaliste nga priftërinjtë dhe nga vet Joanikije për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë: “Kad se vojska na Kosovo vrati…”!

Ceremonia vetëm në pamje të jashtme dukej se ishte e natyrës fetare, në esencë ajo ishte më shumë një demonstrim politiko-ushtarak i llojit të vet. Si e tillë ajo ishte vet turpi i Kishës dhe Shtetit Serb. Edhe në raport me Krishtërimin si ideologji fetare, Kisha Ortodokse Serbe, kësaj radhe, u turpërua sërish. Asgjë e re në rrafshin moral të prijësve të saj.

Mitropoliti Jonakije u fronizua, në një atmosferë pothuajse lufte, me ambient të helmuar nga gazi lotsjellës, që mëtonte t’i mbajë sa më larg qytetarët protestues malazez.
Ceremonia u mbaj në shtëpinë e fqiut dhe pa pëlqimin e nikoqirit. Të rikujtojmë se Manastiri i Cetinjes u themelua nga Ivan Crnojević, sundimtari i Malit të Zi, që ishte edhe  themeluesi i Cetinjes.

Nëse në ditët e para të shugurimit të tij, Patriarku Porfir, përmes ca deklaratave kishte dhënë pak shpresë për disa erëra të reja në Kishën Ortodokse Serbe, në Cetinje ai hoqi maskën, duke dëshmuar publikisht se Kisha Ortodokse Serbe tutje mbetet ,jo vetëm e lidhur me politikat hegjemoniste serbe, por edhe inspiruesja e nxitësja e luftërave që kanë për qëllim shtrirjen e hegjemenisë së Serbisë në rajon.

Roli i Zdravko Krivokapiqit, Dritan Abazoviqit, Aleksa Beçiqit në shkërmoçjen e Malit të Zi tashmë është evident. Ai nuk është më vetëm akt moral. Dritani tshmë nuk e arsyeton dot qëndrimin krah Krivokapiqit në qeverinë klero-fashiste të Malit të Zi.
Çetnikët serb në sy të opinionit botëror, më 5 mars, pushtuan kishën, shtëpia e Zotit për një çast u shndërrua në kazermë ushtarake, ku këndoheshin himne lufte.

Driton Abazi, që nuk ka denjuar ende t’ia heq sufiksin serb mbiemrit të tij, u shpërfaq si një marionetë atipike tek dëgjonte e vështronte i hutuar marrshin e luftës që këndonin oficerët e shërbimeve serbe të veshur me veladonët e priftërinjëve në Cetinjë.
Çfarë po bënte ai në Cetinje?
Ai i detyrohet shumë opinionit shqiptarë dhe atij malazez. 


Politika tashmë e ka të qartë se shumica e qytetarëve të Cetinjes nuk donin që Mitropoliti Joanikije të hipte në fron në manastirin e Cetinjes. Nëse abstragojmë madje edhe historinë, kanunet e kishës etj., nëse i zoti i shtëpisë dhe njeërzit e tij nuk ju duan, atëherë çfarë kuptimi të shenjtërisë napaskërka ajo ceremoni?!

Tashmë Beogradi ka hedhur hapin kilometrik, pas atij në Trebinje me aeroportin ushtarak, për marsh drejt realizimit të projektit të “Botës serbe”. Kjo axhendë është e koordinuar plotësisht me atë të Kremlinit për rikthimin edhe të neoperandorisë Ruse në Ballkan. Por, ndryshe nga epoka e Sllobodan Millosheviçit, projekti për realizimin e “Botës serbe” nuk mëton të bëhet shpejt e shpejt e përmes luftrave të përgjakshme, si në dekadën e fundit të shek. XIX-të. Fushata ka filluar nën rrogoz, me strategji e mjete të “buta”, në përputhje me tri parimet e njohura të luftës speciale serbe, siç pohn studjuesi amerikan Janoz Bugajski:  fshehtësisë, fleksibilitetit dhe durimit.

Përmes “Ballkanit të hapur”, pasi ta ketë federalizuar ose gllabruar të plotë Malin e Zi, pinjolli i Sheshelit, Aleksander Vuçiq, po tenton ta realizoj  ambicien e tij reale – shndërrimin e Serbisë në fuqi mini-imperialiste në Ballkan.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *