Bota

‘Përhap gënjeshtra në mbarë botën’, Biden kritikon Elon Musk

Presidenti amerikan Joe Biden kritikoi Twitter-in dhe Elon Musk, teksa nënvizoi se miliarderi bleu një platformë të rrjetit social me ndikim që “përhap gënjeshtra në mbarë botën”.

“Elon Musk kontrollon pajisjet që përhapin gënjeshtra në mbarë botën. Nuk ka më redaktorë në Amerikë,” tha Bideni të premten gjatë një eventi për mbledhjen e fondeve demokrate në Rosemont, afër Çikagos, sipas CNN.

Lexo më shumë  Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

Deklarata e tij vjen pasi Twitter dje pushoi nga puna mijëra punëtorë, 50 përqind të fuqisë së tij punëtore, në një përpjekje për uljen e kostove që mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon një nga platformat më me ndikim në botë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre, u tha gazetarëve se Bideni “foli hapur për rëndësinë që platformat e mediave sociale të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të reduktuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin”.

Lexo më shumë  Kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico në spital pas të shtënave me armë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *