Lajme

Pensionet Shqipëri-Kosovë, Hado: Mblidhen vitet e punës në dy vendet, hyn në fuqi së shpejti

Njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë ishte një nga marrëveshjet e firmosur në mbledhjen ndërqeveritare të 26 nëntorit në Elbasan.

Po si do funksionojë skema dhe cila do jetë procedura që do ndiqet nga qytetarët?

“Marrëveshja bashkon të gjithë periudhat e punës, pavarësisht se u ka ndodh, dhe i konsideron si të ishin kryer në Shqipëri”, thotë drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Mirëpo, që të mund të përfitojnë, qytetarët e dy vendeve shqipfolëse do duhet të presin ende.

Lexo më shumë  "Ra Lali prej fiku, ra si top llastiku!"/ Veliaj në SPAK, rrjeti shfrenon fantazinë

“Marrëveshja është miratuar në parim në Qeveri, do të kalojë në parlamentet respektive, dhe më pas do të duhet koha teknike e shkëmbimeve”, thotë ai.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje për njohjen e ndërsjellët të pensioneve me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut. Në proces të avancuar për sigurimet shoqërore, bisedime po zhvillohen me shteti si Kanada, Bullgari e Zvicër.

Italia dhe Greqia janë dy vende, që ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë. Kreu Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Hodo tregon se në çfarë faze janë bisedimet me këto dy shtete.

Lexo më shumë  Vulini i cili është në listën e zezë të SHBA-së propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi dhe Daçiqi ministër i Brendshëm

“Me Italinë dhe Greqinë nuk kemi marrëveshje, është diskutim i gjatë, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme”, thotë Hado.  

Nga njohja reciprokeve e sigurimeve shoqërore, përllogaritet se do të përfitojnë rreth 100 mijë qytetarë. Gjithashtu, hyrja e kontribuuesve të rinj, pritet të ndikojë pozitivisht në skemën e pensioneve në vend./a2/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *