Lajme

Soko: Gjergj Luca ka krijuar monopol peshku, ndan interesa të ngushta me Ramën

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri TV, foli për biznesmenin Gjergj Luca.

Soko theksoi se Gjergj Luca ka krijuar monopol peshku, duke shtuar se ndan interesa të ngushta me Ramën. Ai shtoi se qeveria shqiptare ka disfavorizuar bujqësinë dhe ka lënë fermerin në pikë të hallit.

Në rastin e Lucës, kemi të bëjmë me monopol të peshkut, duke favorizuar një person, në vend se t’i japin masës atë që ja japin një individi. Luca i bie të jetë mik apo partneri ekonomik i qeverisë. Rama ka favorizuar qartë Lucën. Bujqësia ka vëllimin e saj ekonomik 2.6 miliardë euro, është gati 19 përqind e PBB. Ne e lëmë vetiu bujqësinë dekonkurruese, madje edhe në raport me Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Dikush që kupton pak nga ekonomia, beson se e gjitha nuk ndodh rastësisht. Open Balkan është luftë mes fermerit shqiptar dhe atij serb, është luftë mes agronomit shqiptar dhe serb, paraja është arsyeja e luftës. Serbia subvencionon fermerët e vet, ndërsa ne vetëm i disfavorizojmë. Ne po bëjmë plan për të shkuar në luftë e për të humbur, duket se ka drejtim që orienton në këtë formë”, deklaroi Soko.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *