Sport

178 ditë pas arrestit kardiak, Eriksen zhvillon stërvitjen e parë me top

Christian Eriksen ka zhvilluar stërvitjen e parë me top, 178 pasi pësoi arrest kardiak në fazën finale të “Euro 2020”.

Mesfushori nisi stërvitjen me trajner personal në ambientet e klubit të Odenses, aty ku ka luajtur me ekipet e moshave.

Në muajin qershor, 29-vjeçari u shemb në fushë, në ndeshjen e Danimarkës me Finlandën. Prej atij episodi, Eriksen ka përdorur një defibrilator për të mbajtur konstante rrahjet e zemrës.

Kjo pajisje nuk është e certifikuar në Itali dhe e pengon të luajë sërish me Interin, teksa ekziston mundësia e rikthimit tek Ajax, skuadër me të cilën do të aktivizohej pa problem.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *