KryesoreLajme

Pas marrëveshjes së Ramës me PDK-në, Krasniqi: E kemi thënë që vota për Përparim Ramën është votë për Sami Lushtakun

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi ka reaguar ashpër pas marrëveshjes së koalicionit mes Përparim Rama dhe PDK në Prishtinë, duke e cilësuar këtë zhvillim si të pritshëm dhe politikisht të diskutueshëm.

Në deklaratën e tij, Krasniqi ka rikthyer qëndrimet e mëhershme, duke theksuar se “vota për Përparim Ramën është votë për Sami Lushtaku”, duke sugjeruar se ky bashkëpunim vetëm sa i forcon, sipas tij, lidhjet politike që ai i konsideron problematike.

Lexo më shumë  Green Coast, “Juvenilja” dhe kompanitë e ndërtimit/ Dosja “Black Eagle”: Si dyshohet se milionat e kokainës u investuan në prona dhe ndërtim në Shqipëri

Ai gjithashtu ka vazhduar me akuza të rënda ndaj kryetarit të Prishtinës, duke deklaruar se Rama do të mbahet mend si “kryetari më i korruptuar i kryeqytetit”, ndërsa ka shtuar se zhvillimet e ardhshme do ta vërtetojnë këtë.

Postim i plotë:

Kemi thënë që vota për Përparim Ramën është votë për Sami Lushtakun. Doli

Kemi thënë që Përparim Rama do të mbahet mend si kryetari më i korruptuar i kryeqytetit. Do ta shohim së shpejti. Vetëm duhet një prokuror që i del kundër Blerim Isufajt.

Lexo më shumë  Dokumentet e Sazanit dhe Zvërnecit: Gazetari amerikan publikon tenderin e plotë dhe masterplanin
YouTube player