KryesoreLajme

Parlamenti Evropian i kujdesshëm ndaj “Ballkanit të Hapur”, vendeve pjesëmarrëse u kujton Procesin e Berlinit

Deputetët e Parlamentit Evropian u shprehën të kujdesshëm ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, e cila, siç u tha, nuk përfshin të gjashtë vendet e rajonit dhe janë të bindur se ajo duhet të bazohet sipas rregullave të BE-së dhe të kontribuojë në procesin e integrimit evropian.

Kështu thuhet në tekstin e harmonizuar të raportit për Bosnje-Hercegovinën, i cili do të miratohet nga Parlamenti Evropian më 14 qershor.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të BH-së që të shtojnë përpjekjet për të krijuar një treg të përbashkët rajonal (pjesë e Procesit të Berlinit) në integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor, për të vendosur dhe garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në rajon, i cili është një hap drejt anëtarësimit në BE”, shkruan në dokument.

Lexo më shumë  Konjufca dhe diplomatët takohen në Ambasadën Italiane, në fokus rruga drejt BE-së

Theksi vihet në nevojën që të gjitha programet rajonale të bashkëpunimit ekonomik të jenë të pranueshme për të gjashtë vendet, duke vendosur bashkëpunim në baza të barabarta, duke forcuar përafrimin e mëtejshëm me standardet e BE-së.

Në këtë kontekst, “shprehet kujdes ndaj Iniciativës për Ballkanin e Hapur”, e cila nuk mbulon të gjashtë vendet, dhe thekson besimin se ajo duhet të bazohet në rregullat e BE-së dhe të kontribuojë në proceset integruese të BE-së.

Prandaj, Bashkimi Evropian dëshiron që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e procesit të unifikimit të tregut të përbashkët, përfshirë Kosovën. Nga ana tjetër, Serbia nuk e dëshiron Kosovën në Ballkanin e Hapur.

Lexo më shumë  Haxhiu mirëpret prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ndërkohë, Bosnja nënshkroi anëtarësimin në tregun e përbashkët rajonal gjatë një takimi në Sofje të Bullgarisë, i cili është pjesë e Procesit të Berlinit.

Duhet theksuar se nisma fillestare bazohej në Procesin e Berlinit, i cili duhej të sillte vendet e Ballkanit Perëndimor nën mentorimin e BE-së, por ndërkohë ka lindur ideja “Ballkani i Hapur”.

Deri më tani kësaj nisme i janë bashkuar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *