KryesoreOpinion/Aktualitet

(Video) Mos u piftë kjo kafe ku qeras Vuqiçi…

Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk i ka pëlqyer pyetja e gazetarit se “A po ju mungon Kosova në tavolinë” gjatë takimeve në kuadër të “Ballkanit të Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në tavolinë ndodhej Edi Rama, Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviqi duke pirë kafe dhe duke qeshur së bashku; ndoshta sepse kanë qënë të kënaqur që puna e tyre në shërbim të interesave politiko-ekonomike të shtetit serb deri tani kanë qenë të suksesshme. Nuk mund të thuhet se cili nga të tre ka shërbyer më shumë dhe më mirë, por është e qartë që mes të treve ekziston një garë se cili do ta marrë flamurin e prijësit të projektit të ish-ministrit të Millosheviqit; deri tani duket se flamurin e Ballkanit të Hapur serb e mban Edi Rama.

Kësaj tavoline, sigurisht, i mungon Kosova dhe përfaqësuesi i saj, Albin Kurti, i cili është shprehur se nuk mund të marrë pjesë në këtë projekt ku Serbia konfirmon mosnjohjen ndaj Kosovës. Ku për më tepër, Serbia do të realizojë distancimin e rajonit nga Bashkimi Evropian dhe tkurrjen e tij në një “zonë të mbyllur ruso-serbe, përkundër strukturës ekonomiko-politike të perëndimit” ruso-serbe, duke e zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe Bashkimin Evropian me Ballkanin e Hapur dhe nënshtrimin e rajonit ndaj fuqisë politiko-ekonomike ruso-serbe.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Përfaqësuesit shqiptarë, duke folur nga xhepi i Vuqiçit, na propozojnë Ballkan të Hapur ndaj aspiratës ruso-serbe dhe të mbyllur për Bashkimin Evropian. Për të na bindur edhe më shumë ftuan edhe një përfaqësues të BE-së, për të cilin nga brenda BE-së kanë hedhur pretendimin se i shërben agjendës së Orbanit dhe Putinit.

Albin Kurti nuk mund të ishte pjesë e asaj tavoline në të njëjtën masë që këta tre përfaqësues shqiptarë duhet të iknin nga ajo tavolinë, për t’u ulur te një tjetër, në unison, ku është edhe Kosova dhe ku vendimet politike që do të merreshin do të ishin në përputhje me interesin dhe agjendën shqiptare.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Për fatin tonë keq, ne si shqiptarë vazhdojmë të votojmë përfaqësues që e pijnë kafen nëpër tavolina të gabuara ku qerasin armiqtë tanë të vetëdëshmuar.

Në vend të pyetjes “A po ju mungon Kosova në tavolinë”, gazetari mund të kishte pyeste edhe “Si mund ta pini këtë kafe kur po i mungoni tavolinës së shqiptarëve dhe Kosovës”. Si për fund, mund edhe t’u kish thënë: Mos u piftë kjo kafe ku sot qeras Vuqiçi, e nesër faturën e paguajnë shqiptarët.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *