Opinion/Aktualitet

Ta shohësh ‘Ballkanin e Hapur’ me sytë e shqiptarëve

Nga Andi Bejtja

Le t’i harrojmë për një moment shakatë denigruese të Ramës ndaj BE-së, ku u arrit der aty sa Europa të paraqitej si femër sterile dhe tre vendet e ‘Open Ballkan’ si burra maço që mund të gjejnë femra të tjera dhe në kontinente të tjera.

Le ta harrojmë për një moment dhe faktin që në Gjysmë Ballkanin aktual kemi një vend si Serbia që ka nxituar të përqafojë 5G e Kinës dhe heziton për sanksionet ndaj Rusisë.

Le ta shumëzojmë me zero dhe faktin që përkrahjen e plotë, pa asnjë mëdyshje dhe ndryshe nga Amerikanët dhe Europianët pa asnjë kusht, ‘Ballkani i Hapur’ deri më tani e ka marrë vetëm nga ministri i Jashtëm rus Lavrov.

Le t’i shumëzojmë me zero dhe leksionet e vërtetuara të ekonomisë, që kur vende të pabarabarta ekonomikisht futen në asosacione të tilla, dihet gjithmonë fiton shteti me ekonominë më të fortë, pra Serbia.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Le ta anashkalojmë dhe faktin që dy nga protagonistët e këtij bashkëpunimi të “kulluar” rajonal, bazuar në vlerat e lëvizjes së lirë, etj, etj, jo shumë larg ishin gati t’i vinin vizoren Kosovës, duke hedhur në të njëjtën kohë në erë gjithë vlerat dhe themelet e Europës.

Po i konsiderojmë “Kalorës” të vlerave Europiane tashmë.

Por ajo që nuk mund të anashkalojmë është fakti që fillimi i realizimit të këtij projekti me dhjetëra pikëpyetje, nuk është thjesht një krushqi apo dasëm ballkanike në shkallët e BE-së ku krushqit shkojnë e vinë pa vizë te njëri tjetri, por mbi të gjitha është ridimensionim dhe ripozicionim i gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në rajon.

Si Qeveria, ashtu edhe opozita në Kosovë, kanë me qindra argumenta të respektueshme kundër ‘Open Ballkan’ që Tirana zyrtare as nuk ka marrë mundimin t’i dëgjojë qoftë dhe për sy e faqe, duke i çuar marëdhëniet zyrtare Shqipëri Kosovë në pikën më të ulët të besimit reciprok.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Aq sa me të drejtë një zyrtar nga Kosova tha sot se do ishte më e ndershme që Shqipëria ta ndërronte Kushtetutën, duke e hequr pikën për kujdesin e Shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Rama shkoi dhe më tej sot duke pretenduar se shumica e shqiptarëve të Shqipërisë, bazuar në të famshmen anketë për këshillim, ku ka dhe nga ata që bien dakord me rritjen e çmimit të naftës, mbi 60 përqind e tyre na bikan dakord me ‘Ballkanin e Hapur’!

Ka vetëm një mënyrë të ndershme ta shikosh ‘Open Balkan’ me Sytë e Shqiptarëve, si Kryeministër i Shqiptarëve dhe jo si Prefekt i ndonjë njësie bashkiake në Serbi apo si ndonjë Drejtor Ndërrmarje mielli në Vojvodinë: Vetëm një: Referendum në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë njëkohësisht Shqipëri dhe Kosovë për ‘Open Ballkan’.

Kështu po ‘Open Ballkan’ shikohet me sytë e shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *