Lajme

Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat Jugore duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat  Juglindore te vendit. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtërngatash. Po ashtu, pjesërish qendra e kontienetit do të paraqiten me  vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe breshër; Ndersa Europa Jugperëndimore, Europa Juglindore dhe e gjithë Skandinavia mbizoterohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Kosovë

Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e kosovës POR pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë rajonin e kosovës POR mundësia për reshje është thuajse zero.

Lexo më shumë  Taravari: Shqiptarët në Maqedoni të Veriut do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por orët e pasdites do të kenë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, megjithatë nuk priten reshje. Kjo situate e motit do të shoqërohet gjithshtu dhe me ulje të lehtë të temperaturave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *