Lajme

Albin Kurti shkruan për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij të 79-të

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ish-veprimtarin nga Krusha e Madhe, Ukshin Hotin, në ditëlindjen e tij të 79-të, duke thënë se ai u zhduk me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë.

“Gjithnjë do të shprehemi për Ukshin Hotin, sepse ai është i zhdukuri maksimal, ai që u zhduk me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë. Ne e dimë se një objektor i tillë sjelljeje, se një orientues i tillë fryme duhet në çdo kohë, sidomos në këto të paqeve të ngarkuara dhe pavarësive të dëmtuara. Sikur ta kishim mes nesh, do të vinte pranë nesh, pranë teje, meje, të gjithëve neve. Para neve, pa na kthyer shpinën. Në çdo datë të tij apo të heronjve të tjerë të mendimit e të veprimit, vendet bëhen të gjalla, në qytet do të kishte qendërzime bisedash rreth temës së lirisë dhe politikës”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Tutje Kurti citoi një fjali të Ukshin Hotit, marrë nga libri “Bisedë përmes hekurash”, të shkrimtarit Ismail Kadare.

“Gjykuar sipas qëndrimeve dhe aktiviteteve rreth Kosovës (në vështrim të gjerë) duket sikur bëhet i dukshëm synimi i amerikanëve mbi bashkimin e Evropës përmes evropianizimit të Gjermanisë… Analogjikisht, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pa dyshim se rusët do ta përjetonin si gjermanizim të tepruar të Evropës”.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Për këtë dialog, Kurti tha se Ukshini është shumë i gjallë.

“Ky i zhdukur maksimal prodhon diagonale të mëdha të eksperimentit të mendimit. Por natyrisht, për të kuptuar analitikën e këtij vullneti, më duhet t’i kthehem filozofisë politike të çështjes shqiptare. Aty nuk është gjallimi prej dialogu, por gjallimi prej pune”.

“Është në virtytin e të zhdukurit të jetë i gjallë mes nesh. Është në vetinë e të zhdukurit maksimal të jetë orientuesi më i gjallë mes nesh”, përfundoi kryeministri.

Sot, LVV bëri zbulimin e një pllake kushtuar të rrëmbyerve dhunshëm gjatë luftës në Kosovë, në hapësirat e Oborrit të Bibliotekës Kombëtare, ku po ashtu u mbollën edhe 50 fidanë, dhe u vendosën edhe shirita të bardhë për kujtim të mbi 1600 personave që ende vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Postimi i plotë:

Në ditëlindjen e Tij

Gjithnjë do të shprehemi për Ukshin Hotin, sepse ai është i zhdukuri maksimal, ai që u zhduk me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë. Ne e dimë se një objektor i tillë sjelljeje, se një orientues i tillë fryme duhet në çdo kohë, sidomos në këto të paqeve të ngarkuara dhe pavarësive të dëmtuara. Sikur ta kishim mes nesh, do të vinte pranë nesh, pranë teje, meje, të gjithëve neve. Para neve, pa na kthyer shpinën. Në çdo datë të tij apo të heronjve të tjerë të mendimit e të veprimit, vendet bëhen të gjalla, në qytet do të kishte qendërzime bisedash rreth temës së lirisë dhe politikës.

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Njëjtë është çdo ditë në nder të Ukshinit në shtëpinë e tij në Krushë, por njëjtë është në meditimin tim për të. Sepse çdo përsiatje e ka për shkak një sugjerim të tij. Ja për shembull, kur në një paragraf, hedh dy dekada përvojë në rrethet intelektuale. Po e përmbledh atë këtu në formën e një diagonaleje ekzistenciale edhe kuptimore: “Gjykuar sipas qëndrimeve dhe aktiviteteve rreth Kosovës (në vështrim të gjerë) duket sikur bëhet i dukshëm synimi i amerikanëve mbi bashkimin e Evropës përmes evropianizimit të Gjermanisë… Analogjikisht, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pa dyshim se rusët do ta përjetonin si gjermanizim të tepruar të Evropës”.

Këtë diagonale e gjeni të plotë në bisedën me Kadarenë. Këtë libër e dua shumë sepse nga fakti i dialogut, Ukshini është shumë i gjallë. Ky i zhdukur maksimal prodhon diagonale të mëdha të eksperimentit të mendimit. Por natyrisht, për të kuptuar analitikën e këtij vullneti, më duhet t’i kthehem filozofisë politike të çështjes shqiptare. Aty nuk është gjallimi prej dialogu, por gjallimi prej pune.

Është në virtytin e të zhdukurit të jetë i gjallë mes nesh. Është në vetinë e të zhdukurit maksimal të jetë orientuesi më i gjallë mes nesh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *