Lajme

Panarit, pas tri ditësh hapet 1 km rrugë e bllokuar nga bora

Pas tri ditësh është bërë më në fund i kalueshëm aksi rrugor Shtyllë-Panarit. Rruga ishte e bllokuar në majë të Mashkullorës, atje ku, për shkak të erërave të forta, trashësia e borës ishte e madhe. Për tri ditë me radhë fadroma të ndërmarrjes së shërbimeve publike të bashkisë së Korçës kanë punuar për ta bërë të kalueshme gjatësinë prej 1 km, ku dhe trashësia e borës ishte më e madhe.

Nga dita e sotme edhe ky segment është i kalueshëm pa probleme, por nga ana e njësisë vendore të Vithkuqit u kërkohet banorëve të kësaj zone të reduktojnë lëvizjet pasi për shkak të erërave, maja e Mashkullorës edhe mund të ketë probleme.

Tri ditë më parë 15 banorë të fshatit Shtyllë të nisur drejt Korçës e kanë pasur të pamundur të kalojnë për arsye të dëborës së madhe. Ndaj edhe për këtë kanë qenë të detyruar të rikthehen edhe një herë në banesat e tyre, për t’u rikthyer ditën e djeshme me mjete rrethanore në mënyrë që të bënin të mundur hapjen e kësaj pjese të rrugës ndërkohë që nga ana tjetër kanë punuar punonjës së Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, si dhe një fadromë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

Reshjet e reja të borës rikthyen edhe problematikat e vjetra në fshatin Panarit të Korçës, në fillim të muajit, kur për disa ditë rresht pati edhe mungesë të energjisë elektrike, për shkak të disa pemëve të rrëzuara që këputën telat.

Panariti është një ndër fshatrat që bllokohet për të paktën 3 muaj gjatë stinës së dimrit në qarkun e Korçës. Dimrin e kaluar, udhëtoi në këmbë për të shkuar në Panarit dhe për të parë se si ia dilnin qindra banorë të këtij fshati.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

Këtë vit banorët morën masa para nisjes së borës, për të siguruar rezerva ushqimore për vete dhe bagëtinë. Megjithatë, pasja e një rruge të kalueshme në çdo moment është e rëndësishme, pasi nuk përjashtohen rastet urgjente, si ato të personave të sëmurë që kanë nevojë për ndihmë të specializuar./a2

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *