Lajme

Danimarka ndihmon Kosovën me investime në energjinë e ripërtëritshme

​Kosova e Danimarka nënshkruajnë dy letër-qëllime, vlerësohen gurthemel për marrëveshjet e ardhshme.

Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar sot dy letër-qëllime, njëri për dhënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues, si dhe tjetra për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe për bashkëpunim politikë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka nënshkruar një marrëveshje me homologun danez, Flemming Moller Morteensen.

Rizvanolli, tha se marrëveshja për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe për bashkëpunim politikë hap rrugën për bashkëpunim më të madh në mes dy vendeve.

Lexo më shumë  Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pensionistë, fëmijë, sektorin privat e studentë

“Sektori i energjisë përballet me sfida të ndryshme dhe kjo kriza na ka treguar brishtësinë. Duhet të kemi diversifikim të burimeve të energjisë elektrike. Në strategjinë tonë të energjisë diversifikimi i burimeve të energjisë janë ndër qëllimet kryesore, dhe dekabornizimi. Për ne si shtet ky do të jetë sfidues. Të kemi shtetin e Danimarkës në këtë tranzicion do të jetë shumë mirë për Kosovën. Kjo marrëveshje e hap rrugën për një bashkëpunim edhe më të madh”, tha ajo.

Flemming Moller Morteensen, ministër i Bashkëpunimit Zhvillimor, tha se kjo marrëveshje është tejet e rëndësishme për të dyja vendet.

Lexo më shumë  Haxhiu në Zveçan: Rrugët janë lidhje mes njerëzve dhe dëshmi e pranisë së shtetit

“Sot kemi ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy vendeve. Do të punojmë së bashku në energjinë e gjelbër. Jam i lumtur që Danimarka mund të mbështesë Kosovën. Aktualisht e shohim ndikimin e çmimeve të larta të energjisë, duke pasur pasoja të rënda ekonomike”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *