Lajme

Protesta kundër “Ballkanit të Hapur”, Bumçi: Rama dhe Vuçiç duan të izolojnë Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi mbajti fjalën i pari në protestën e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Ballkanit të Hapur” dhe aferës së inceneratorëve.

Sipas Bumçit, “Ballkani i Hapur” është një projekt i Ramës dhe Vuçiç për të izoluar Kosovën.

“Ballkani i Hapur legalizon regjimin autoritar. Do të autorizojë shkelësit më të mëdha të të drejtave. Ata që bën aleancë me krimin duan të bëjnë sikur janë garantuesit e paqes. Dhunuesit më të mëdhenj duan t’i paraqesin si mbrojtës. Kosova është njohur mbi 100 vende. Kur pritej një marrëveshje aleanca Rama-Vuçiç paraqiti projektin për ndarjen e Kosovës. Ky është dëmi më i madh që Rama i ka bërë Kosovës. Ky projekt mori përgjigjen e merituar, dështoi. Por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç vazhduan me MiniShengenin dhe tani Ballkanin e Hapur. Duan të izolojnë Kosovën”, u shpreh Bumçi.

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *