Lajme

Paga minimale në Shqipëri, nga 30 mijë shkon në 32 mijë lekë; asnjë tatim për rrogën 40 mijë lekë

Këtë 1 prill do të futet në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale që nuk do të jetë 30 mijë lekë, por do të jetë 32 mijë lekë.

Ky ishte vendim që pritet që të zbatohej me 1 korrik, por që për shkak të rritjes së çmimeve do të futet sot në fuqi.

Po ashtu nga kjo e premte ndryshon taksimi progresiv për pagat, ku të gjithë qytetarët që marrin paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është aktualisht.

Ndërsa ata që marrin nga 30-50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim, nga 13% që kanë paguar deri tani.

Qeveria teksa rishikoi taksën progresive vendosi që për të gjithë qytetarët që marrin 50 mijë lekë në muaj, tatimi nis nga 30 mijë lekë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Pra nëse merr 50 mijë lekë do të paguhet 6.5% tatim për 20 mijë lekëshin.

Nga dita e sotme do të rriten edhe pensionet.

Ky akt normativ propozon qe te filloje nga 1 prilli2022 rritja e pagës dysheme te patatueshme, nga 30 mije leke, qe është aktualisht, ne 40 mije leke ne muaj. Nga ky ndryshim përfitojnë 71,500 qytetare, ne masën totale prej 557 milionë lekesh ne vit. Shuma e përfitimit është mesatarisht 7 ,800 leke për vit për çdo qytetar.

Gjithashtu, nga reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me te ardhura nga paga nga 40,001 leke/muaj deri ne 50,000 leke/muaj, përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues me një shume përfitimi rreth 11,700 leke mesatarisht për tatimpagues/vit, ose ne total 678 milionë leke/vit për te gjithë tatimpaguesit. Për me tepër, mbështetet e gjithë shtresa e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme te tatimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet te filloje te aplikohet ne pagat mbi 200,000 leke/muaj, nga 150,000 leke/muaj, qe është aktualisht.

Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5.900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23.000 leke për tatimpagues/vit, ne vlerën totale prej 13 5 milionë lekesh ne vit”, thuhet në aktin normativ të ndryshimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *