Bota

Australia do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë

Australia do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë, pas kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të premten kryeministri i Australisë, Scott Morrison.

Morrisoni nuk ka bërë të ditur se kur apo sa automjete të blinduara, të njohura si “bushmasters”, do të dërgoheshin në Ukrainë, raporton CNN.

“Nuk do të bëjmë vetëm lutje por do të dërgojmë edhe armë, do të dërgojmë armatimin tonë, ndihmën tonë”, ka deklaruar Morrison.

Lexo më shumë  Provokoi protesta dhe përleshje në parlament – Borrell denoncon ‘ligjin rus’ të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

Zelensky ka kërkuar automjete të blinduara derisa po fliste virtualisht para Parlamentit australian të enjten.

“Ju keni automjete shumë të mira të blinduara të cilat mund ta ndihmojnë Ukrainën dhe pajisje të tjera që mund ta forcojnë pozitën tonë në aspektin e armatimit. Nëse mund t’i ndani ato me ne, do të ishim shumë mirënjohës”, u ka thënë deputetëve australian Zelensky.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

Zelensky ka bërë thirrje po ashtu për sanksione shtesë ndaj Rusisë.

Australia ka ofruar më parë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe gjithashtu njoftoi një ndalim të eksporteve të aluminit në Rusi. Rusia mbështetet në Australi për gati 20% të nevojave të saj për alumin, sipas qeverisë australiane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *