Lajme

Osmani thirrje për ta dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, rithekson urgjencën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidenca njofton se Osmani, në vazhdën e angazhimit dhe mbështetjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ka pritur në takim Shyrete Tahirin Sulimanin, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja shprehu përkrahjen e saj të parezervë për të mbijetuarat e dhunës seksuale, duke theksuar rëndësinë e vënies së autorëve të këtyre krimeve të tmerrshme para drejtësisë, thuhet në njoftimin e presidencës.

Lexo më shumë  Mbi 100 artefakte të masakrës së 26 marsit 1999 ekspozohen në Muze

Më tej, ajo përsëriti thirrjen për një bashkëpunim të gjerë vendor dhe ndërkombëtar për garantimin e drejtësisë dhe përkrahjen ndaj viktimave.

Osmani përsëriti thirrjen për ta dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë e më gjerë. Ajo potencoi se nevojitet  solidarizim dhe mbështetje e sinqertë përkrah të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe falënderoi Sylejmanin për angazhimin e saj intensiv për këtë kauzë, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.

Lexo më shumë  Sveçla pas mbylljes së njësive të Bankës Kursimore në veri: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

Rruga Press

YouTube player