Lajme

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, vizitoi Gardën Kombëtare të FSK-së

Zëvendëskomandanti i KFOR-it gjeneral brigade Federic Bernacca dhe zv drejtori i NALT-it (Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s), Paul Shewry janë pritur nga Komandanti i Gardës Kombëtarë Gjeneral brigade Naim Haziri me stafin ku janë njoftuar me kapacitetet operacionale intervenuese dhe ato trajnuese të Gardës Kombëtare.

Sipas njoftimit të FSK-së gjatë takimit në fokus të veçantë ishte bashkëpunimi i deritanishëm mes FSK/Gardës Kombëtare dhe KFOR-it në fusha të reagimin në kriza si dhe orientimi i bashkëpunimit në të ardhmen me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt  për qytetarët e Kosovës.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Me këtë rast ata  vizituan Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ku u pritën nga Drejtori i kësaj qendre John Doon, i cili i njoftoj pjesëmarrësit me kapacitetet dhe hapësirat trajnuese që i ofron kjo qendër për trajnimin e Institucioneve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të sigurisë në fushat e kërkim shpëtimit përfshirë kërkim-shpëtimin malor, urban dhe në ujëra.

Gjeneral Haziri shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it, dhe NALT-it, njëkohësisht shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.

Lexo më shumë  “I thyen hundën”/ Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Rruga Press

YouTube player