Lajme

Osmani për kontingjentin e FSK-së që do të trajnojë ushtarët ukrainas: Do të luajnë rol kyç si instruktorë

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar suksese kontingjentit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë nisur për në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”.

Ky operacion realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Në reagimin e saj, Osmani ka thënë se ata do të kenë rol kryesor në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

“Iu uroj suksese ushtarëve tonë të FSK-së derisa nisin operacionin INTERFLEX në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë të NATO-s. Ata do të luajnë rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase”.

Lexo më shumë  Konjufca në takim me deputetin italian, Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

“Krahas aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar presidentja e vendit në rrjetin social “X”.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Prishtinë, duke thënë se Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën e popullin ukrainas që nga fillimi i luftës.

“Mbrëmë i uruam lamtumirën një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX. Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës”.

“Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, ka shkruar ambasada në Facebook.

Rruga Press

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore
YouTube player