Bota

Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, e falënderon për mbështetjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin njëherit edhe ministër i Jashtëm i Katarit, Muhammed bin Abdulrahman Al Thani.

Në një postim në “X”, Osmani tha se kryeministrit Al Thani i shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme.

“Një diskutim i mirë për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Katarit,  dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

Rruga Press

Lexo më shumë  Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon
YouTube player