Lajme

Oficerët e FSK-së shkëlqejnë në trajnimet ndërkombëtare në SHBA

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur që me rezultate të larta të përfundojnë trajnimet ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke u shpërblyer  me çmime  “Studenti më i mirë ndërkombëtar” dhe “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”.

Nëntoger Betim Osmani ka përfunduar “Kursin Bazik për Oficer të MKAB” ku ka treguar nivel të lartë të aftësive dhe përkushtimit në arritjen e suksesit gjë që e bëri të shpallet “Studenti më i mirë ndërkombëtar” ndërsa nëntoger Florint Fetiu ka përfunduar me sukses trajnimin “Finance and Comptroller Basic Officer Leader Course” dhe duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e tij në këtë fushë u shpërblye me çmimin “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”.

Lexo më shumë  “Kosova i takon Këshillit të Evropës” – ministrja e Jashtme dhe deputeti gjerman kërkojnë nga Gjermania që të votojë në favor të Kosovës

I kënaqur me këtë arritje u shpreh edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

“Vazhdojmë të investojmë në ngritjen profesionale të ushtarakëve tanë, suksesi i të cilëve flet për nivel të lartë të përkushtimit dhe dëshirës për t’i shërbyer atdheut”, ka shkruar ministria Maqedonci në rrjetin social.

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të kujdeset për zhvillimin e përkushtuar dhe përmirësimin e aftësive të personelit të saj nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, suksesi i nëntogerëve Osmani dhe Fetiu thekson nivelin dhe përgatitjen e lartë të  pjesëtarëve të FSK-së  dhe gjithashtu  përforcon imazhin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Maqedonci me detaje nga Londra: Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në e industri e mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player