Bota

Kashmiri humbet statusin special/ Gjykata Kushtetuese e Indisë revokon nenin që i jepte autonomi

Gjykata Supreme e Indisë la në fuqi vendimin për heqjen e statusit speciale për ish -shtetin Jamu dhe Kashmirin.

Qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi, revokoi në vitin 2019 Artikullin 370 të Kushtetutës,  që i kishte dhënë rajonit një lloj autonomie

Shteti me më shumë se 12 milionë banorë u nda gjithashtu në dy territore të administruara federale.

Në vendimin e gjykatës më tej thuhet Qeveria indiane duhet mbajë zgjedhje në këtë rajon në shtator të vitit 2024

“Shteti i Jamusë dhe Kashmirit nuk ka sovranitet të brendshëm më ndryshe sesa shtetet tjera”, është thënë në vendim.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se është 'shumë e pamundur' ta zgjasë më tej armëpushimin, pas mbarimit të tij

Mes tjerash është përmendur që të krijohet një komision pajtimi, për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në dekadat e fundit.

Siguria në Kashmir është forcuar që nga mëngjesi i së hënës, si masë për të shmangur reagime të mundshme, ndërkohë që në rajon pati probleme me komunikimin kur u shpall vendimi.

Heqja e autonomisë për Kashmirin ka qenë një prej premtimeve të Modit më 2019 dhe vendimi i gjykatës vjen disa muaj para se ai të garojë për një mandat të tretë në pushtet.

Lexo më shumë  Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

Politikanët lokalë në rajon janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës.

Rajoni piktoresk Xhamu dhe Kashmiri ishte dikur një shtet princëror që iu bashkua Indisë në vitin 1947 menjëherë pasi nën-kontinenti u nda në fund të sundimit britanik.

India dhe Pakistani kanë luftuar dy herë për Kashmirin. Secili shtet kontrollon pjesë të ndryshme të territorit dhe një armëpushim e parandalon vazhdimin e luftimeve.

YouTube player