Lajme

Osmani: Putini po planifikon gjenocid ndaj Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të kryejë gjenocid ndaj popullit ukrainas dhe sipas saj, pretendimet për “denazifikim” kanë për qëllim shkatërrimin e Ukrainës.

Në një intervistë për mediumin britanik “HuffPost”, Osmani kujtoi kohën e luftës në Kosovës, duke përmendur vrasjet dhe dhunimet e kryera nga forcat serbe.

“Është absolutisht e tmerrshme për tërë popullin e Kosovës t’i shoh këto pamje, që na i kthen përjetimet personale. Në Ukrainë po shohim gra duke u dhunuar, civilë të vrarë, fëmijë gjithashtu të vrarë, njerëz të larguar me forcë, është me të vërtetë e dhimbshme”, deklaroi Osmani.

Lexo më shumë  Kurti në Londër: Në tri vjetët e fundit kemi dyfishuar eksportet

Osmani tha se krimet ruse ndaj Ukrainës pritet të dënohen.

“Besoj se tashmë ka mjaftueshëm materiale që mund të përdoren nga gjykata ndërkombëtare për t’u përdorur ndaj Putinit dhe Qeverisë ruse, për krimet që kryhen ndaj Ukrainës. Jam e bindur se që këto krime nuk do të mbesin pa u dënuar. Fatkeqësisht, ato të Jugosllavisë, nuk janë dënuar”.

Lexo më shumë  Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?

Presidentja tha se është inkurajues reagimi i përbashkët i Perëndimit ndaj agresionit rus, teksa e përsëriti mundësinë e vendosjes së refugjatëve ukrainas në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *