Lajme

Osmani para senatorëve amerikanë: Evropa është në rrezik nga Rusia dhe Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi para senatorëve amerikanë se kontinenti evropian është nën kërcënim nga destabilizimi i Rusisë.

Tre senatorët amerikanë Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, kanë ardhur në Kosovë nga Sarajeva, pasi kanë përfunduar vizitën në Beograd.

E pas takimit me ta, Osmani në konferencë për media bëri të ditur se i ka informuar edhe për “rolin destruktiv të Serbisë në rajon”.

“Nuk është sekret se rendi i sigurisë në Evropë është nën kërcënim. Ka pasur dhe ka interesim nga Rusia që ta destabilizojë kontinentin dhe rajonin tonë. I informova mysafirët tanë nga Senati i SHBA-së po ashtu për rolin destruktiv që Serbia po vazhdon ta luajë në rajonin tonë si aleat i Rusisë, si një përpjekje për ta tërhequr rajonin tonë drejt së kaluarës”, deklaroi ajo.

Lexo më shumë  Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë

Por, Osmani pohoi se beson që këto ndikime do të ndalen nga populli i Kosovës për dy arsye.

“E para sepse ky është vullnet i popullit të Kosovës, si populli më pro amerikan dhe pro-NATO në botë”.

“E dyta kam besim të plotë se kemi treguar deri më tani se kur punojmë së bashku me SHBA-të mund të arrijmë gjithçka”.

Lexo më shumë  Takimi propagandues në Athinë/ Zyrtarët e bashkisë Korçë në mitingun e Ramës

Presidentja tha do të punojnë edhe më tutje për ta forcuar demokracinë, teksa shtoi se Kosova është një ndër storiet më të mëdha të suksesit për ShBA-në.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *