Lajme

Dhjetëra ushtarakë në Shqipëri braktisin çdo vit detyrën nga pagesat e ulëta

Është folur shumë për ikjet e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, por është ushtria ajo që rrezikohet më shumë nga ikjet. Ndërsa krenohemi për baza ushtarake dhe operacione të përbashkëta, ushtarakët tanë nuk përballojnë jetesën me rrogat që u japim.

Gazetari Eni Ferhati ka analizuar dënimet e gjykatave për ushtarakët që dezertojnë apo braktisin detyrën.

“Të dhënat zyrtare të gjykatës së Tiranës tregojnë se dhjetra ushtarakë dënohen çdo vit për akuzën e dezertimit dhe mos paraqitjes në shërbim. Kryesisht ushtarakët nuk i përmbahen kontratave të nënshkruara me forcat e armatosura, duke u larguar jashtë vendit për arsye ekonomike”, tha Ferhati.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Mesatarisht rreth 14 pjesëtarë të forcave të armatosura dënohen cdo vit për braktisje të detyrës. Nga viti 2015 janë dënuar 100 ushtarakë nga gjykata e Tiranës në bazë të kodit penal ushtarak. Pjesa më e madhe e tyre janë dënuar në mungesë pasi kanë dezertuar.

Në një nga rastet më të bujshme, një ushtar profesionist shqiptar u arratis ne stërvitjen e përbashkët “Cambrian Patrol “, nw Wells dhe është dënuar si dezertues nga drejtësia shqiptare.

Ajo që është më e rendë është se edhe ushtarakët e lartë braktisin detyrën.

Në një tjetër rast, një nënkolonel është dënuar me 2 muaj burg pasi ishte larguar nga Shqipëria bashkë me familjen e tij.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Një tjetër oficer tjetër ka lënë ushtrinë shqiptare për të punuar pranë një kompanie private shërbimesh në Afganistan.

Megjithëse janë vepra që cënojnë disiplinën, shumica e dënimeve të dhëna nga gjykata duke iu referuar kodit penal ushtarak, janë me gjobë ose vendosje në periudhë prove.

Shqipëria është nën presion nga NATO që të rrisë buxhetin e ushtrisë deri në 2% të PBB-së. Por rritja e menjëhershme e rrogave duket domsodoshmëri që të na mbeten ushtarakë në ushtrinë tonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *