Lajme

Osmani në përvjetorin e Masakrës së Lybeniqit: Kryerësit e gjenocidit duhet të dalin para drejtësisë

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glaul Konjufca dhe kryetarin e Pejës, Gazmend Munaxheri kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në 23 vjetorin e Masakrës së Lybeniqit.

Osmani ka thënë se sakrifica e martirëve dhe dëshmorëve të Lybeniqit ka bërë që sot të gëzohet liria.

Ajo ka shtuar se nuk duhet rreshtuar së punuari derisa kryerësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë.

“U kemi borxh për tërë jetën, por në të njëjtën kohë, është obligim i yni institucional që asnjëherë mos t’i ndalim përpjekjet tona për drejtësi. Në këtë masakër, sikurse edhe në çdo tjetër që regjimi gjenocidal i Serbisë ka kryer ndaj popullatës së pafajshme, civile në Kosovë, por edhe gjithë dëshmorët që kanë rënë, dëshmojnë se sa barbare ka qenë lufta e shtetit serb ndaj popullit të Kosovës”, Osmani. “Nuk duhet të ndalemi ditë pas dite dhe të punojmë pareshtur të gjithë bashkërisht, pa dallim, në mënyrë që gjaku i tyre mos të shkoj huq dhe në mënyrë që kryerësit e këtyre veprave makabre, kryerësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë”.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Më 1 prill të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, forcat serbe rrethuan dhe më pas hynë në brendi të fshatit Lybeniq të Pejës, duke vrarë mbi 80 civilë, disa prej tyre edhe i dogjën.

“Është ditë dhimbjeje, sepse janë vëllezërit dhe motrat tona, e ditë krenarie sepse gjaku i tyre për liri ka bërë që ta gëzojmë shtetin, ta gëzojmë pavarësinë, shtetësinë e Republikës së Kosovës”, tha kryekuvendari Konjufca.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *