Bota

Rusia nuk e ndërpreu të premten furnizimin me gaz për Evropën, edhe pse kishte paralajmëruar

Rusia ka bërë të ditur se nuk do ta ndërpresë eksportin e gazit në Evropë nga e premtja për ato shtete që nuk paguajnë në rubla ruse, ashtu siç parashihej me vendimin më të fundit të presidentit, Vladimir Putin, të nënshkruar një ditë më parë.

Putini ka nënshkruar të enjten një dekret sipas së cilit, blerësit duhet të paguajnë në rubla përmes llogarive bankare në Rusi, duke filluar nga e premtja, raporton BBC.

Lexo më shumë  OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri edhe nëse lufta në Iran përfundon nesër

Mirëpo Kremlini ka deklaruar të premten se kjo nuk do të ndikojë në dërgesat të cilat tashmë ishin paguar.

“A do të thotë kjo se nëse nuk ka konfirmim në rubla, atëherë furnizimet me gaz do të ndërpriten nga 1 prilli? Jo, jo dhe nuk rrjedh nga dekreti”, ka thënë të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

BE-ja ndërkohë ka deklaruar se është në bisedime me kompanitë energjetike se si të paguanin gazin.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj kompanive dhe individëve rusë.

Lexo më shumë  Gjermania prezanton strategjinë kombëtare ushtarake për t’iu kundërvënë kërcënimit rus

Ndryshe nga SHBA-ja dhe Kanadaja, BE-ja nuk ka vendosur ndalime për naftën ose gazin rus, pasi vendet anëtare të saj varen shumë nga ai.

Rusia e furnizon Bashkimin Evropian me rreth 40% të gazit të importuar dhe 30% të naftës, të cilat paguhen kryesisht në euro dhe dollar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *