Lajme

Osmani: Arrestimi i grupeve kriminale në veri i domosdoshëm për parandalimin e veprimeve të dhūnshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në një komunikatë për media të Zyrës së Presidencës, thuhet se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe hapat që po ndërmerren, siç theksohet, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it, siç theksohet, në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

“Në këtë rast, presidentja Osmani theksoi se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme”, thuhet në komunikatë.

Ajo ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Gjermaninë dhe ka konfirmuar partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për një koordinim të ngushtë në të ardhmen, siç thuhet, me qëllim e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

Lexo më shumë  Osmani pjesë e Samitit të Kopenhagës për Demokraci

Presidentja Osmani gjithashtu ka takuar edhe ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *