Bota

Opozita në Serbi e unifikuar: Zgjedhjet të anulohen dhe të rimbahen pas 5 muajsh! S’kemi garancinë se Vuçiçi nuk do t’i vjedhë sërish

Klima e brendshme politike në Serbi nuk është aspak e qetë, kjo pasi ndihet një mobilizim dhe unifikim i opozitës ndaj Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Parti të ndryshme politike janë pajtuar me propozimin e partisë “PPSH” në Serbi për anulimin e këtyre zgjedhjeve parlamentare në mënyrë që të mbahen të reja për pesë deri në gjashtë muaj,

Siç theksojnë ata, kjo do të ishte një strategji daljeje për Aleksandar Vuçiçin dhe një hap drejt daljes nga kriza ekstreme politike në të cilën ndodhet aktualisht Serbia.

Megjithatë, siç sqarojnë më tej ata, pa ndryshimin e kushteve zgjedhore, listat e renditura të zgjedhësve dhe mediat e lira, nuk ka asnjë garanci që qeveria nuk do t’i vjedhë edhe ato zgjedhje.

Nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq, e cila është në grevë urie për shkak të vjedhjeve zgjedhore, tha në një intervistë për Reuters se opozita po kërkon një mision ndërkombëtar për të audituar të gjithë procesin zgjedhor.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

“Ne duam që zgjedhjet të anulohen dhe një e re të mbahet pas pesë deri në gjashtë muaj, por në kushte më të mira,” tha Tepiç.

Ne të njëjtën linjë kanë qenë edhe politikanët e tjerë të partive opozitare.

Ndërkohë në një konferencë të mbajtur këtë të enjte, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në përpjekje për të zbehur manipulimin e madh që është bërë në zgjedhjet në Serbi, degradoi në krahasime qesharake. Me pretendimin se zgjedhjet ishin siç ai theksoi “të pastra si loti”, Vuçiç sulmoi opozitën, median duke i akuzuar madje se ata kanë krijuar këtë tymnajë kaotike që po i ndotin lotin.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

“Pse hesht, dhe kush të ka urdhëruar të heshtësh? Gjithçka ishte përgatitur paraprakisht, sepse e dinin që zgjedhjet do të ishin të pastra si loti. Ata donin kaos, për të nënçmuar Serbinë, dhe unë kurrë nuk do të heq dorë nga kjo. Ata i dinin të gjitha këto. Ai vëzhgues që erdhi, Shenach, firmosi në dy vende se nuk kishte parregullsi. Dhe Schider, që ka grabitur partinë e tij, ai në takimin me mua thotë, mirë, unë i pashë fletët e votimit, dhe ai do të thotë ftesat, nuk e ka idenë se çfarë janë fletët. Ai thotë se ka parë një tufë fletëvotimi të pavlefshme. Dhe ai i ka parë ato 487 fletëvotime që i ka dorëzuar RIK-u dhe të gjitha kanë qenë të sakta.”- theksoi ai.

YouTube player