Lajme

Maqedonci: Tri brigada të ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit

Kryeminisitri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë paralajmëruar sulme të reja si ai i Banjkës në veri të Kosovës. Qëndrimin e tyre e përsëriti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në A2 CNN.

Ministri Maqedonci theksoi se Kosova vijon të mbetet e kërcënuar ng Serbia. Ai tha se tre nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovë.

“Këto 3 brigada kanë një tejzgjatje operacionale përgjatë kufrit me Kosovën. Kjo tejzgjatje paraqitet përmes vendosjes së 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandamërisë  gjatë gjithë vijës kufitare”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

Ministri theksoi se kjo prezencë e ushtrisë serbe përbën rrezik jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Ndodhen aty prej vitesh, por janë aty për të kërcënuar, sovranitetin, integritetin territorial të vendit tonë. E kanë shumë të lehtë grupet e armatosura të futen në territorin e Kosovës. Një sinkronizim me qëllim të zhvillimit të një lufte hibride në raport me Kosovën”, tha ai.

Megjithatë, Maqedonci theksoi se masat nga ana e Kosovës janë marrë.

“Në dy vite kemi një shtrirje të rendit dhe ligjit në veri të vendit. Kjo shtirje është bërë se kemi pasur informacione të vazhdueshme për tentativa të destabilizimit nga organizata terroriste.”

Siç sqaroi ministri, i gjithë territori në veri është krehur nga policia, teksa shtoi se Kosova ka shtrire të inteligjencës thellë në atë zonë.

Rruga Press

YouTube player