Lajme

Ministrja Hajdari: Kosova pati rritje të eksporteve prej 797 milionë eurove me vendet si Gjermania dhe Franca

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencën e funditvitit, ku foli për sfidat dhe të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit.

MInistrja Hajdari ka theksuar se disa nga të arriturat e MINT-it përgjatë vitit kanë qenë rritja e eksporteve dhe përmirësimi i bilancit tregtar, plotësimi i kornizës legjislative,  përmirësimi i dukshëm të tregut e i Agjencisë për Ndërmarrje në Kosovë.

Duke folur për vizionin e kësaj ministrie, Hajdari ka deklaruar se synohet rritja e prodhimit dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Sipas saj, Kosova pati rritje të eksporteve prej 797 milionë eurove me vendet si Gjermania dhe Franca e se bilanci tregtar është përmirësuar nga 9.1 në 6.1.

“Po e mbyllin një vit të gjatë me sfida e progres, e kur flasim për progres, duhet ta përmendim plotësimin e kornizës legjislative të hartuar nga MINT, përmirësimin e dukshëm të tregut, e Agjencisë për Ndërmarrje në Kosovë”, ka theksuar Hajdari.

Lexo më shumë  Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Ajo ka bërë të ditur se gjatë këtij viti, janë miratuar 7 ligje dhe dy rregullore.

“Ligji për parqe industriale teknologjike, projektligji për mbrojtje të konsumatorit, inspektorati për mbikëqyrje të tregut, përmbush reformën e shumëpritur përmes procesit të stabilizim-asociimit, me gjithsej miratim të 20 ligjeve, ku pesë ende janë në shqyrtim në Kuvend”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa për Politikën Industriale, Hajdari ka theksuar se Kosova ka pasur zhvillim, të cilin e ka njohur edhe Komisioni Evropian. Ajo ka shtuar se gjatë këtij viti, Kosova u bë pjese e programit të tregut të përbashkët, në vlerë 4.2 milionë euro, ku shtetet pjesëmarrëse mund të bashkëveprojnë.

Lexo më shumë  Media italiane: Kampet e refugjatëve në Shqipëri do të menaxhohen nga kompania nën hetim për lidhje me mafian

“Ky program synon fuqizimin, përmirësimin, mbrojtjen e konsumatorit dhe përmirësimin e sektorit financiar. Ne kemi nënshkruar po ashtu protokolle bashkëpunuese me shtete si Çekia dhe Hungaria”, ka theksuar Hajdari.

Hajdari ka theksuar se Kosova pati rritje të eksporteve prej 797 milionë eurove me vendet si Gjermania dhe Franca e se bilanci tregtar është përmirësuar nga 9.1 në 6.1. Ajo ka thënë se mbikëqyrja e tregut këtë vit ishte më e madhe, me 379 inspektime gjithsej, që u cilësua si numri më i madh ndonjëherë.

Rruga Press

YouTube player