Omicron mbush spitalet në botë ndërsa Shqipëria ‘në gjumë’, Manastirliu flet me statuse

Thuajse në të gjitha ambientet e mbyllura punohet me maska dhe tashmë qytetarët janë ndërgjegjësuar për Covid-19 e janë vaksinuar, por infektimet nuk njohin ulje. Mos ndoshta kjo gjë tregon se menaxhimi i pandemisë ka nevojë për të tjera masa e këshillime e se këto që janë aktualisht në fuqi nuk janë të mjaftueshme?

Dosja.al bëri dje një shënim mbi neglizhencën që po tregojnë institucionet në vendin tonë në lidhje me mosmarrjen e masave, pavarësisht se numrat shumëfishohen çdo ditë. Por, siç duket shifrat e të infektuarve aktualë nuk janë mjaftueshëm që të angazhojnë ministren Manastirliu. Kjo e fundit ka mbledhur sot Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe ndryshe nga herët e tjera që ka dalë në konferencë për mediat, këtë radhë është mjaftuar me disa rreshta në profilin në Facebook, ku këshillon vaksinimin, marrjen e dozës përforcuese dhe mbajtjen e maskave.

Lexo më shumë  SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

Por a është kjo e mjaftueshme? Thuajse në të gjitha ambientet e mbyllura punohet me maska dhe tashmë qytetarët janë ndërgjegjësuar për Covid-19 e janë vaksinuar, por infektimet nuk njohin ulje. Mos ndoshta kjo gjë tregon se menaxhimi i pandemisë ka nevojë për të tjera masa e këshillime e se këto që janë aktualisht në fuqi nuk janë të mjaftueshme?

Si po e menaxhon bota Omicron

Nivelet e paprecedenta të infektimeve të arritura në Greqi detyruan autoritetet që të nisin aplikimin e parakohshëm të masave të ashpërsuara. Paketa e re që do të hynte në fuqi më 3 Janar, nisi zbatimin që këtë të enjte pas rekordit ditor për gjithë periudhën e pandemisë prej gati 29 mijë rastesh që u shënuan në vetëm 24 orë.

Lexo më shumë  (Video) Shpëtohen me helikopter 4 alpinistë në Valbonë, njëri kishte thyer këmben

Baret, restorantet dhe të gjitha aktivitetet mbyllen në mesnatë. Infektimet pësuan rritje të papritur me mbi 30 mijë raste gjatë dy ditëve të fundit edhe në Turqi. Autoritetet nuk kanë ndërmend për momentin të ashpërsojnë masat edhe pse si mundësi nuk përjashtohet. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se Omicroni ka nisur të qarkullojë me shpejtësi të paprecedentë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin kontaktet.

OBSH e konsideroi valën e Omicronit si “tsunam infektimesh” dhe kjo tashmë duket qartë me rekordet absolute të infektimeve që po preken në shkallë globale. 24-orëshin e fundit, rekorde prekën të gjitha vendet e mëdha të Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri edhe Japonia.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e parë për shtyp të vitit 2022, i shoqëruar dhe nga ekspertë globalë të shëndetit në selinë e organizatës në Gjenevë, deklaroi se javën e kaluar u regjistrua numri më i lartë i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Ghebreyesus tha se varianti Omicron është më i butë në krahasim me Deltan, veçanërisht te personat e vaksinuar për nga vdekshmëria, por është shumë herë më ngjitës.

Maria Van Kerkhove, drejtuese e ekipit të OBSH-së theksoi se varianti Omicron nuk u bë më i ashpër falë vaksinimeve në përgjithësi dhe ftoi edhe një herë të gjithë qytetarët që të bëjnë vaksinat.

Ç’po bën Shqipëria

23 dhjetori shënoi zyrtarisht futjen e variantit “Omicron”, me deklarimin e dy rasteve të para nga Komiteti Teknik i Ekspertëve por aktualisht nuk dimë se sa të infektuar janë aktivë me këtë variant të koronavirusit. Ministra e Shëndetësisë çdo pasdite raporton për numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit e viktimat e shënuara, ndërsa ata me Omicron nuk radhiten veçmas duke mos arritur të bëhet diferenca mes atyre që mbartin këtë variant e pjesës tjetër.

Ministria e Shëndetësisë nuk e bën të qartë se si po e detekton këtë variant që po pushton çdo shtet të botës në mënyrë të frikshme. Rastet janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Konkretisht më datë 4 janar u raportuan 801 raste të reja nga  5 mijë e 166 testime të kryera brenda 24 orëve. Numri erdhi duke u rritur nëdytët e radhës. Më datë pesë kishim 1 mijë e 236 qytetarë të infektuar nga 5 mijë e 694 testime, ndërsa dje u shënuan 1 mijë e 648 raste të reja nga 7 mijë e 812 testime.

Asnjë nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk ka dalë të sqaroje qytetarët mbi diferencën ndërmjet këtij variant që raportohet të jenë shumë herë më ngjitës e Covid-it të zakonshëm. A është më i rrezikshëm ky variant? A është më infektues por jo më vdekjeprurës? Sa të infektuar me Omicron ka Shqipëria?

Ministria e Shëndetësisë duhet të japë përgjigje, të këshillojë, të marrë mas,a e të mos mjaftohet me statuse në Facebook!/dosja/

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.