Lajme

Nga 181 dhe 183 lekë për litër, nafta shitet me çmime rekord prej dy muajsh

Çmimi i naftës dhe benzinës në treg në javën e parë të Janarit llogaritet në mesatarisht 181 dhe 183 lekë për litër, duke qëndruar në nivelet më të larta të dekadës së fundit.

Ndërsa litri i gazit shitet mesatarisht për 82 lekë, sipas të dhënave që raporton indeksi Global Petrol Prices.

Krahas ecurisë së naftës bruto dhe gazit në bursat ndërkombëtare, një faktor i rëndësishëm që përcakton çmimin fundor në vendin tonë është edhe barra e lartë e taksave, me akcizën në 37 lekë për litër naftë dhe taksën e qarkullimit në 27 lekë, të cilave u shtohen TVSH-ja, taksa e karbonit, tarifa e skanimit, markimi, kontrolli i pompave, rilicensimi, etj.

Lexo më shumë  Haxhiu pas takimit me krerët e sigurisë dhe drejtësisë: Neglizhenca nga institucionet e drejtësisë, po i kthen dhunuesit në vrasës

Në total këto taksa e tarifa zënë pjesën dërrmuese të çmimit, ku përfshihet gjithashtu kostoja e transportit për të importuar karburantin dhe fitimi i kompanive, me këtë të fundit gjithashtu një aspekt të madh që rëndon mbi çmimin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *