Bota

Numri i sportistëve ukrainas që po i bashkohen luftës është në rritje

Ukraina ka shpallur gjendje lufte, pas ofensivës ruse që nisi të enjten e kaluar. Kjo nënkupton, se gjithë burrat të moshës nga 18 deri 60 vjet e kanë të ndaluar të largohen nga vendi dhe duhet t’i bashkohen ushtrisë.

Kësaj thirrje për t’iu bashkuar ushtrisë i janë përgjigjur edhe sportistët ukrainas. Të parët ishin ish-kampionët e botës në boks në peshën e rëndë, vëllezërit Vitali e Wladimir Klitschko.

Wladimir Klitschko 45-vjeçar qysh në fillim të shkurtit u regjistrua në forcat rezerviste. Vëllai i tij i madh, Vitali 50-vjeçar, kryebashkiak i Kievit, po ashtu tha: “Unë do të luftojë”.

Por ata nuk janë sportistët e vetëm që po e mbrojnë vendin e tyre.

Kampioni në fuqi i botës në peshën e rëndë në boks, në versionet WBA, IBF dhe WBO, Oleksandr Usyk (35) mund të shihet në Instagram me një armë. Në profilin e tij ukrainasi postoi një video në të cilën thotë: “Ne do të mbrohemi. Ndaloni luftën!”

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

Me Vasyl Lomachenkon 34-vjeçar u paraqit një boksier tjetër me armë. Në rrjete sociale kampioni i dyfishtë olimpik dhe ylli i boksit u paraqit me një armë M16.

Ai i është bashkuar forcave territoriale të krainës në afërsi të qytetit Odessa. Po ashtu luftës edhe ish-boksierja Alina Shaternikova. Në profilin e saj në Boxrec.com shihet ajo me armë në dorë.

Por nuk janë vetëm boksierët që iu përgjigjën thirrjes për të luftuar. Futbollistët e Dynamo Kievit u paraqitën me uniforma luftarake po ashtu në një foto. Liga e futbollit të Ukrainës ka shtyrë fillimin e stinorit për 30 ditë, por futbollistët nuk duan të rijnë duarkryq të shohin se si po marshojnë forcat ruse në vendin e tyre.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Edhe sportisti rus, Vladislav Heraskevitch (23), i cili para disa ditëve mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, i është bashkuar ushtrisë ukrainase.

“Unë jam student. Nuk di për këto gjëra, por dua të jem pjesë dhe të ndihmojë ku të mundem”, ka thënë ai për agjencinë AP.

Njëjtë edhe tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky 36-vjeçar ka vendosur t’i bashkohet forcave rezerviste.

“Natyrisht se do të luftojë. Jam regjistruar javën e kaluar te forcat rezervë”, tha pak ditë më parë tenisti.

Ish-tenisti numër 31 në botë, që në vitin 2013 në mënyrë sensacionale kishte eliminuar nga Wimbledoni, Roger Federerin, ka thënë se nuk ka përvojë ushtarake, por se ka njohur për armët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *