Bota

SHBA-ja: Ka indikacione që morali i forcave ruse po dobësohet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se ka indikacione që morali po dobësohet në disa nga njësitë e forcave ruse.

Siç ka pohuar të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, kjo po ndodhë pasi ata nuk e prisnin rezistencën që do të bënin ukrainasit.

“Ne kemi marrë në mënyrë të pavarur indikacionet se morali është duke rënë në disa prej këtyre njësive. Se ata përsëri nuk e prisnin rezistencën që do të bënin dhe se morali i tyre ka pësuar si pasojë”, ka thënë zyrtari, raporton CNN.

Lexo më shumë  BILD: Arrestohen në Serbi dy agjentë të shërbimit të intiligjencës ruse, për planifikimin e një sulmi me bombë ndaj një objekti në Gjermani

Ai më tej ka shtuar se një numër i konsiderueshëm i forcave ushtarake ruse që po përdoren për të pushtuar Ukrainën janë rekrutë, shumë të rinj të thirrur në shërbim.

“Jo të gjithë janë me sa duket plotësisht të trajnuar dhe të përgatitur apo edhe të vetëdijshëm se do të dërgoheshin në një operacion luftarak”, ka shtuar zyrtari.

Lexo më shumë  Skandali i Botërorit - Trumpi konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për futbollistin amerikan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *