Lajme

Nuk kanë marrë pagat prej 4 muajsh, punonjësit e inceneratorit të Fierit në protestë, bllokojnë mbetjet që vijnë nga bashkitë

Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sot në protestë për të kërkuar pagat e prapambetura. Në shenjë proteste punonjësit kanë bllokuar automjetet që transportojnë mbetjet nga bashkitë në këtë incenerator.

Shkak për këtë bllokim është bërë mosmarrja e pagave prej 4 muajsh. Aktualisht inceneratori është nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara.

Në këtë incenerator depozitohen mbetjet e bashkive Fier, Lushnje, Patos dhe Roskovec

Lexo më shumë  Shpopullimi në shifra: Shqipëria me 36 mijë më pak nxënës në dy vite

Problemi është edhe për punonjësit që kanë sjellë mbetjet nga bashkitë. Ata shprehen sa janë bllokuar këtu që në orën 1 të mëngjesit dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Mbetjet janë të bllokuara në kontejner ndërsa kthimi pas i tyre sjell në bllokimin e situatës së mbetjeve nëpër bashkitë që depozitojnë këtu.

Automjetet me mbetje vijnë gjatë gjithë ditës, ndërsa nuk dihet se çfarë do të bëhet me mbetjet.

Lexo më shumë  Ndalohen dy rus në Jarinjë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *