Bota

Serbia çon avionët luftarakë në afërsi të kufirit me Kosovën

Bashkë me Rusinë, edhe Serbia do të shënojë 9 majin si Ditë të Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka njoftuar se në 17 qytete të Serbisë të hënën, do të ngrihen avionët luftarakë për të shënuar këtë ditë, përfshirë edhe në Leskovc, që është afër kufirit me Kosovën.

“Avionët ushtarakë do të fluturojnë mbi Beograd, Novi Sad, Zrenjanin, Pançevë, Uzhicë, Pozhegë, Çaçak, Kragujevc, Jagodinë, Çuprijë, Paraqin, Krushevc, Trstenik, Kralevë, Nish, Prokuplje dhe Leskovc”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe, përcjell “b92”. /koha.net/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *