Bota

“Nuk është e drejtë që të bëjnë një jetë normale”, Estonia dhe Finlanda i kërkojnë BE bllokimin e vizave për turistët rusë

Udhëheqësit e Estonisë dhe Finlandës u janë drejtuar sot vendeve anëtare të BE me thirrjen që të bllokojnë lëshimin e vizave turistike për shtetasit rusë, të cilët po shmangin ndalimin e fluturimeve duke kaluar tranzit nëpër vendet e tyre.

Linjat ajrore ruse janë ndaluar të fluturojnë në Evropë që nga pushtimi i Ukrainës, por qytetarët e saj janë ende në gjendje të udhëtojnë me viza Shengen nëse kalojnë fillimisht në bllok me rrugë tokësore.

Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, tha se tashmë është “koha për t’i dhënë fund turizmit nga Rusia”.

Lexo më shumë  Suedia i ofron Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro

“Ndaloni lëshimin e vizave turistike për rusët. Të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë njerëzore. Udhëtimi ajror nga Rusia është mbyllur. Kjo do të thotë se ndërsa vendet e Shengenit lëshojnë viza, fqinjët me Rusinë mbajnë barrën (Finlanda, Estonia, Letoni, pikat e vetme të hyrjes)”, shtoi ajo.

Në të njëjtën linjë është edhe Finlanda. Kujtojmë se rusët që marrin vizë nga ndonjë prej 26 vendeve në zonën Shengen mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e tjera. Raportet e mediave finlandeze sugjerojnë se agjencitë ruse të udhëtimit po organizojnë udhëtime në aeroportet në Finlandë, nga të cilat turistët mund të fluturojnë në qytete të tjera evropiane.

Lexo më shumë  Sekretari britanik i mbrojtjes, Grant Shapps: Kina po i dërgon armë në Rusi

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është ankuar gjithashtu për mungesën e turizmit.

“Nuk është e drejtë që ndërkohë që Rusia po bën një luftë agresioni agresive, brutale në Evropë, rusët mund të jetojnë një jetë normale, të udhëtojnë në Evropë, të jenë turistë”, tha ajo për transmetuesin YLE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *