Bota

Çfarë po ndodh me besnikët e Putinit? Tentohet të eliminohet një tjetër funksionar i lartë, helmohet nga kuzhinieri

Kryebashkiaku i një qyteti ukrainas i emëruar nga Rusia, ka rënë në gjendje kome pasi mendohet se u helmua nga shefi i tij i kuzhinës.

Vladimir Saldos, fillimisht nisi t’i mjegullohej shikimi, më pas majat e gishtave nisën t’i mpiheshin, thuhej në median “Mash” e cila shkruante në Telegram se Saldo ishte diagnostikuar me helmim nga një “substancë e panjohur”.

Në raportimin zyrtarë thuhet se, më 3 gusht, Saldo u sëmur pasi hëngri ushqim të përgatitur nga shefi i kuzhinës.

Ai u dërgua me urgjencë në një spital në Krime, 170 milje në jug të qytetit Kherson, ku mjekët u detyruan ta fusin në koma dhe e më pas e dërguan në Moskë.

Por Nënkryetari i administratës së Khersonit, Kirill Stremousov, ka refuzuar të pranojë se ishte helmim, duke thënë se :“Kishin 5 muaj që punonin pa pushim nën plumba dhe grada. Ai shtoi se kryetari i bashkisë ishte thjesht i lodhur dhe se diagnoza është lodhja.”

Ai akuzoi se raportet mediatike ishin “pjesë e luftës së informacionit të Ukrainës kundër Rusisë” dhe tha se Saldo ishte i sëmurë dhe “po pushonte”.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Ndërkohe një media tjetër ruse, Baza, shkroi në Telegram se: “Kreu i administratës së përkohshme të rajonit Kherson, Vladimir Saldo, është vendosur nën kujdesit intensiv të departamentit toksikologjik të Institutit të Kërkimeve, gjendja e zyrtarit mbetet e vështirë”

Partizanët ukrainas duket se kanë nisur një fushatë vrasjesh të zyrtarëve pro-rusë në zonat e pushtuara nga Rusia, ndërsa po ecin përpara me planin e tyre për të rimarrë rajonet.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Ky nuk është rasti i parë ku targetohet një zyrtarë pro rus, pasi javën e kaluar, Vitaly Gur, nënkryetari i pretenduar nga Rusia i qytetit Nova Kakhovka , pranë Khersonit, u qëllua teksa doli nga shtëpia e tij.

Në qershor, një bombë e vendosur në makinë vrau një zyrtar të lartë pro-rus në qeverinë civile dhe një tjetër bombë në makinë në korrik goditi dy policë, duke thënë vrarë njërin prej tyre.

Gjithashtu edhe zëvendësi i krye bashkiakut të helmuar Saldos u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij më 6 gusht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *