BotaKryesore

“Nuk e japim tokën tek pushtuesi” – Zelensky i përgjigjet idesë së Trumpit për shkëmbim territoresh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se do të ketë një “shkëmbim territoresh” mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare.

“Çdo vendim që merret pa pjesëmarrjen e Ukrainës është një akt kundër paqes dhe i destinuar të dështojë. Janë vendime të vdekura; nuk do të funksionojnë kurrë”, u shpreh Zelensky.

Lexo më shumë  Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund

Ai theksoi se çështja territoriale është e garantuar nga Kushtetuta e Ukrainës dhe se askush nuk do të tërhiqet nga kjo vijë e kuqe.

“Ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e tyre pushtuesve,” shtoi presidenti, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial janë të paprekshëm.

Deklaratat vijnë në një moment kur diskutimet ndërkombëtare për statusin e territoreve të pushtuara janë në kulm, ndërsa Kievi vazhdon të mbajë një qëndrim të palëkundur përballë çdo presioni diplomatik.

Lexo më shumë  “Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria malazeze urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit
YouTube player