ArgumentKryesore

Nuk dilet nga e keqja duke zgjedhur të keqen më të vogël

Shkruan Hysamedin Feraj

Me shekuj kemi bërë zgjedhjen brenda së keqes, duke vlerësuar gradët e saj:

Shovinizmi serb e grek e keqja më e vogël ndaj perandorisë osmane; serbët e keqja më e vogël ndaj fashizmit italian; shovinizmi serb e grek e keqja më e vogël përballë nazizmit gjerman; komunizmi stalinist e keqja më e vogël ndaj kapitalizmit borgjez… Dhe e kundërta për secilin rast.

Gjithnje me dy konstante, që e shfaqin si metafizikë e zgjedhjes dhe përçarjes shqiptare:

Lexo më shumë  Bislimi: Lajçaku doli me propozim të ri, Serbia vazhdoi “lojën”

Për disa:
1. Shovinizmi serb e grek përherë e gjithnjë e keqja më e vogël;
2. Përherë me legjitimimin: në atë kohë nuk e dinim.

Për të tjerët:
1. Shovinizmi serb e grek e keqja më e madhe;
2. Kushdo tjetër, e keqja më e vogël.

Duke zgjedhur mes dy të këqijave, secili që mbajmë për hero del tradhtar; secili që mbajmë për tradhtar del hero. Në varësi të llogarive që i bëjmë sot për atëhere, dhe kurrë, as sot as atëherë, llogaria nuk mund ta ketë sigurinë matematike!

Lexo më shumë  Meloni do ta mallkojë atë ditë kur njohu Ramën

Receta për shpëtim:
Minimumi: zgjedhja e së mirës kundër së keqes pavarësisht gradëve të kësaj;
Maksimumi: zgjedhja e më të mirës mes dy të mirave. Kjo është liria.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *